E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Po mundohem të nxjerr nga këneta sa të mundem

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “po mundohem të nxjerr nga këneta sa të mundem nga këta që janë zhytur edhe ndihmë nuk kërkojnë se mbase nuk e dinë fare që janë të zhytur”.

Duke iu përgjigjur sot live pyetjeve të adresuara në platformat sociale nga qytetarët, në lidhje me opozitën Rama u shpreh se “ky është më shumë qëllimi fisnik kur flas dhe përqendrohem tek këta”.

Më tej Rama foli për nisjen e fushatës elektorale ditën e nesërme.

“Nesër nisim zyrtarisht 30-ditëshin e fundit të gjithë këtij rrugëtimi drejt mandatit të katërt dhe një mesazh i veçantë për të gjithë gratë dhe vajzat që janë pjesë e familjes sonë politike ose e simpatizojnë familjen tonë ose janë të interesuar të dinë më shumë lidhur me marrëdhënien tonë me gratë e vajzat në këtë proces të përfundimit të rrugës për të hyrë në BE në pjesën e mbetur të kësaj dekade që të lidhen me ne nesër pasdite”, theksoi Rama.

Kryeministri u shpreh se “besoj do të jetë një nisje ndryshe e fushatës elektorale dhe ndërkohë pasnesër në mesditë në orën 12 në 12 qarqet tek të 12 yjet e Evropës në sheshin “Skënderbej” do të mblidhemi për një takim politiko festiv”.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›