E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Program kombëtar për parkimet në qytete

TIRANË, 3 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive në kuadër të turit për “Punët e Shqipërisë”.

Gjatë takimit kryeministri Rama u ndal te problematika e parkimeve, duke bërë të ditur nisjen e një programi kombëtar për zhvillimin e logjistikës së parkimeve.

“Kemi marrë vendimin për një program kombëtar për parkimet, pasi në shumë zona urbane është krijuar një situatë kaotike”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se synimi është ndërtimi i parkimeve të strukturuara, mbi të cilat mund të krijohen hapësira të gjelbra dhe ambiente publike për komunitetin, duke shtuar njëkohësisht vlerë arkitekturore për qytetin.

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›