Rama: Vota për PS-në në 11 maj i jep krahë fatit europian të Shqipërisë

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, përsëriti sot apelin për të votuar PS-në në zgjedhjet e 11 majit, për t’i dhënë krahë fatit europian të Shqipërisë.
Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.
Kryeministri u kërkoi qytetarëve që të bashkohen me PS-në përtej çdo dasie e dallimi, për flamurin kuqezi në Bashkimin Europian.
“Voto 5, jepi krahë më 11 maj fatit europian të Shqipërisë, bashkohu me mua dhe Partinë Socialiste, përtej çdo dasie e dallimi, të gjithë për flamurin kuqezi në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.
/m.m/j.p/