E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Votoni PS-në për të bashkuar Shqipërinë me Evropën

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Kryeministri, Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste u bëri apel sot sërish qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.

Kryeministri u kërkoi qytetarëve që t’i bashkohen PS-së për ta bashkuar atë me Evropën.

“Voto 5 dhe bashkoje Shqipërinë me Evropën së bashku me mua e me Partinë Socialiste”, shkruan Rama.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›