E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ironizon deklaratat e Berishës: Vazhdon rrjedhja e lirë


TIRANË, 10 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sërish sot përmes bufit të kënetës deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Rama publikoi në rrjetet sociale një video me buf, ndërsa në sfond dëgjohen deklaratat e Berishës i cili pretendon se kryeministrit Rama i kanë anuluar darkën zyrtare në Këshillin e Europës.

“Vazhdon rrjedhja e lirë…”, shkruan Rama, ndërsa publikoi videon me deklarata të Berishës.

Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›