Rama ndan pamje nga Llixhat e Bënjës: Natyrë e bukur dhe kushte të reja për turistët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë pamje nga Llixhat e Bënjës në Përmet, ku kanë nisur punime të reja për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve.
Ky projekt synon të zhvillojë më tej turizmin në zonën e Përmetit duke kombinuar natyrën e bukur me shërbime cilësore.
“Llixhat e Bënjës po ndryshojnë pamje e kushte, për të pritur me temena vizitorët e turistët e shumtë në natyrën e tyre magjepsëse”, shkruan Kryeministri Rama.
/rtsh.al/