E Diel, 1 Nëntor 2026

U arrestua me urdhër të Trump, Maduro akuzohet zyrtarisht për trafik droge dhe armësh

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur padi ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke e akuzuar për trafik droge, armë dhe komplot, pas arrestimit të tij në një operacion të gjerë ushtarak.

Sipas zyrtarëve amerikanë, komandot e njësisë speciale Delta Force e kapën Maduros, i cili tashmë përballet me akuza për komplot për narkoterrorizëm, importim të kokainës, posedim të armëve dhe pajisjeve të shkatërrimit në masë, si dhe komplot për përdorimin e tyre kundër Shteteve të Bashkuara.

“Nicolas Maduro akuzohet për komplot për të kryer narkoterrorizëm, komplot për të importuar kokainë, posedim të armëve të shkatërrimit në masë dhe pajisjeve të shkatërrimit në masë, dhe komplot për të poseduar armë të shkatërrimit në masë dhe pajisje të shkatërrimit në masë kundër Shteteve të Bashkuara”, tha Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi.

“Maduro NUK është presidenti i Venezuelës dhe regjimi i tij NUK është qeveria legjitime”, tha më parë Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rubio.

Sipas zyrtarëve amerikanë, presidenti venezuelian u kap nga komandot e Delta Force, një njësi operacionesh speciale e ushtrisë amerikane.

Në të njëjtën kohë, reagimet ndërkombëtare ndaj operacionit po intensifikohen.

Evropa, nëpërmjet Kaia Kalas, bëri thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar në Venezuelë.

Moska dënoi sulmin ushtarak, me diplomacinë ruse që kërkoi sqarime “të menjëhershme” në lidhje me fatin e Nicolas Maduros.

Irani e dënoi sulmin ushtarak amerikan ndaj Venezuelës si një “shkelje flagrante të sovranitetit dhe territorit të saj kombëtar”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›