Rama në Aman: Shqipëria krah Jordanisë udhëhoqi tryezën e komuniteteve fetare të Ballkanit

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama përmbylli vizitën e tij në Jordani, duke bashkëkryesuar me vendin pritës tryezën e drejtuesve të komuniteteve fetare të Ballkanit, pjesë e procesit Aqaba.
Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen nga Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, ku theksoi se bashkëpunimi mes dy shteteve do të reflektohet në projekte të përbashkëta në të ardhmen e afërt.
Një ditë më parë Rama u prit me një ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.
Kryeministri Rama e vlerësoi mbretin Abdullah II bin Al-Hussein, si një monark të respektuar ndërkombëtarisht dhe një mik të çmuar të Shqipërisë.
Ky takim konfirmon partneritetin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Jordanisë, bashkëpunimin në nivel rajonal dhe përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike.
1 nga 8/m.q/j.p/