E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – Costa: Strategjia amerikane e sigurisë, fyerje për BE-në

BRUKSEL, 9 dhjetor /ATSH/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin një “kurs korrigjimi” në Evropë – për të cilin ekspertët janë të shqetësuar, sipas “Deutsche Welle”.

Pavarësisht një liste të gjatë akuzash, politikanët e BE-së vazhdojnë t’i përmbahen partneritetit transatlantik.

“Ne nuk mund ta pranojmë kërcënimin e ndërhyrjes në jetën politike të Evropës”, tha Antonio Costa sot në mëngjes në Bruksel.

Presidenti i Këshillit Evropian shprehu shqetësimin e tij gjatë një diskutimi në Institutin “Jacques Delors” dhe theksoi sovranitetin evropian.

Arsyeja është strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA-së, e cila shihet gjerësisht si një fyerje për Evropën.

Qeveria amerikane publikon rregullisht një plan se si kërkon të formësojë politikën e sigurisë në të ardhmen.

Versioni i fundit ka kritikuar institucionet evropiane dhe mund të shihet si një udhërrëfyes lidhur me atë se çfarë mund të presë Evropa në të ardhmen nga SHBA-ja. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›