Rama pret në takim kancelarin e Austrisë, Stocker

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti në një takim kancelarin e Austrisë, Christian Stocker.
Kancelari Stocker ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit VI të Komitetit Politik Europian, i cili mblodhi sot kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore europiane dhe ndërkombëtare.
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nisi punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor.
Pas ceremonisë së mikpritjes në sheshin “Skënderbej” nga kryeministri Edi Rama dhe eventit hapës së këtij forumi të rëndësishëm në Teatrin e Operas dhe Baletit, liderët pjesëmarrës vijuan me punimet e seancës plenare të Samitit VI të Komunitetit Politik Europian.
/k.s/j.p/r.e/