E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rënie rekord e kredive të këqija/ Në qershor arritën nivelin më të ulët prej 2008

Qytetarët dhe bizneset kanë shlyer  në kohë këstet e kredive në banka.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditë me probleme kanë vijuar uljen duke arritur në 3.7% në fund të muajit qershor.

Ky rezulton se është një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara në gati dy dekada.Sipas statistikave një nivel i përafërt i kredive të këqia rezultonte në vitin 2008.

Naëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periduhë të një viti më parë niveli I kredive të këqia ishte mbi 4% dhe  ulja rezulton me 0.31%.

Individët vijojnë të kenë një nivel më të ulët të kredive me probleme në krahasim me bizneset. Sipas ekspertëve, kjo lidhet me faktin se kreditë e individëve kanë vlera më të vogla dhe rreziku shpërndahet në një numër më të madh huamarrësish.

Një tjetër faktor është pesha e lartë e kredive për blerjen e banesave në portofolin e individëve.

Po ashtu ulja e nivelit të kredive të këqia tregon njëkohësiht përmirësimin e aftësisë paguese si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

Në të njëjtën kohë kreditimi vijon me ritme optimiste.Huaja e re e disbursuar nga sistemi bankar gjatë muajit qershor arriti në 45.3 miliardë lekë, nga 39.8 miliardë lekë në maj.

Peshën kryesore në këtë ecuri e mbajne bizneset  të cilat kanë kërkesa të shtuara  për financim të aktivitetit të tyre.Po ashtu edhe kredidhënia për individët vijon të jetë në nivele optimiste.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›