E Diel, 1 Nëntor 2026

Rey Manaj dopietë për pesë minuta, supergol nga goditja e dënimit

TIRANË, 14 shkurt /ATSh/ Rey Manaj është i papërmbajtshëm me Sivasspor në kampionatin turk të kategorisë së dytë. Në përballjen e sotme ndaj Vanspor, sulmuesi kuqezi ka realizuar dopietë golash në pjesën e parë.

Golat erdhën brenda pesë minutave në Ligën e Parë turke. Fillimisht i pari në minutën e 28-të dhe më pas i dyti në minutën e 32-të, pas një supergoli nga goditja e dënimit.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-3.

Pasi mbylli aventurën me ekipin e Sharjah në Emiratet e Bashkuara arabe, Rey Manaj u rikthye tek ekipi turk i Sivasspor, i cili luan në Ligën e Parë, me synimin për t’u ngjitur në Superligën turke.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›