E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihapen regjistrimet në e-Albania për klasat I dhe X deri më 7 shtator

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Ministria e Arsimit njoftoi sot rihapjen e regjistrimeve për nxënësit që ende nuk kanë përfunduar procedurat për vitin e ri shkollor.

Sipas njoftimit të ministrisë, aplikimet në platformën e-Albania do të jenë të hapura nga sot, 24 gusht, deri më 7 shtator 2026, duke u dhënë mundësi prindërve dhe nxënësve që nuk kanë përfunduar regjistrimin të kryejnë procedurat brenda afatit.

Regjistrimet e rihapura përfshijnë klasën e parë, klasën e dhjetë, si dhe shkollat artistike dhe sportive.

Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje prindërve dhe nxënësve të mos e humbasin këtë afat dhe të përfundojnë regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar, për të garantuar vijimin normal të procedurave të regjistrimit në institucionet arsimore.

Aplikimi kryhet online përmes platformës “e-Albania”, ndërsa afati përfundimtar është 7 shtator 2026.

/e.xh/r.e/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›