E Martë, 3 Nëntor 2026

Rikualifikimi i Qendrës së Kinostudios, sjell rritjen ndjeshëm të numrit të turistëve

Punimet për rikualifikimin e Qendrës së Kinostudios, për t’u transformuar në polin e ri urban të Tiranës, po vijojnë me ritme të shpejta. 

Projekti, i cili është i ndarë mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës, ka krijuar disa parqe urbane të cilat do të sjellin aktivitete kulturore. 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet tha se ky është transformim i jashtëzakonshëm. 

” Falë këtij investimi zona do të pësojë një transformim të jashtëzakonshëm duke i sjellë dhe një super-vlerë” tha me këtë rast zoti Veliaj.

Ai tha se përveç qendrës së Tiranës, vihet re një shtim i ndjeshëm i numrit të turistëve edhe në zonat periferike, ku vlera e pronës rritet. 

Në fund, Veliaj kërkoi bashkëpunim për çështjen e shpronësimeve, nga ata qytetarë të cilët kanë ndërtuar pa leje dhe shtoi se nga bashkëpunimi përfitojnë edhe vetë ata që kanë bërë shtesa.

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›