E Martë, 3 Nëntor 2026

82-vjeçari vrau veten pasi plagosi të bijën, fqinjët: Ishte i mërzitur për vajzën e divorcuar

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnje, ku 82-vjeçari Behar Musaku plagosi me armë zjarri të bijën, 40-vjeçare Rudina Musaku dhe më pas vrau veten, ka tronditur opinionin. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak se 82-vjeçari kishte përjetuar keq divorcin e të bijës.

Për emisionin “Jetë Shqiptare”, fqinjët e përshkruajnë Behar Musakun si njeri të qetë, por ndërkohë theksojnë se divorci i së bijës e kishte mërzitur

“Ishte burrë i mirë, nuk trazonte njeri, shihte punë e vet. Për ngjarjen na erdhi shumë keq. Ishte i mërzitur që vajza ishte divorcuar”, u shpreh fqinji i 82-vjeçarit.

“Të trembur të trishtuar që të arrijë deri në këtë pikë”, tha një tjetër nga fqinjët.  

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 19 maj, ndërsa Rudina Musaku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›