Kandidaturat për KLGJ dhe KLP – Avokatja e Popullit: Janë përzgjedhur më të mirët

Qëkur u miratua Reforma në Drejtësi, Avokati i Popullit ka një rol kritik në përzgjedhjen e kandidatëve që i dorëzohen Kuvendit për anëtarë të trupës së KLGJ-së dhe KLP-së.
Sot ne Komisionin e Ligjeve, një nga pikat e rendit të ditës ishte krijimi i nënkomisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kandidatët e të cilëve i dorëzon tek sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Avokati i Popullit.
“Ne kemi qenë seriozë në trajtimin e të tëra atyre që ishin kriteret e ligjit, duke ndarë dy kritere, atë të integritetit dhe atë profesional”, tha Ballanca.
KLGJ dhe KLP u themeluan në dhjetor të vitit 2019 dhe këtë vit bëjnë plot 5 vjet që nga dita e krijimit.
/rtsh.al/