Të dhënat personale në shkolla, pritet trajnimi i mësuesve për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e nxënësve

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, konstaton se në disa shkolla në vend shkelen të dhënat personale, monitorime të cilat ia ka referuar edhe Ministrisë së Arsimit.
‘E kemi bërë prezent, por besoj se me ndërveprimin që kemi, Ministria e arsimit do t’i shtrijë në të gjitha shkollat e vendit. Kjo është një eksperiencë që ne jemi gati ta shtrijmë në të gjithë territorin e vendit”, tha Dervishi.
Për Ministrinë e Arsimit, me vend është trajnimi i mësuesve, në mënyrë që të dhënat personale të përdoren me kujdes.
“Janë disa komponent të cilat duhet të bëhen në shkolla në përputhje me legjislacionin e të të Drejtave e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ndoshta do të kemi nevojë për më shumë trajnime të të gjithë aktorëve të shkollës, me këtë ligj në mënyrë që t’i koordinojmë shumë mirë kurrikulat”
Për të evituar shkeljen e të dhënave personale në shkolla, komisioneri për të drejtë e informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, është hartuar edhe një modul trajnues në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit dhe OSCE.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/