E Diel, 1 Nëntor 2026

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me 5%, 104,3 mln euro shuma e kursyer nga qytetarët

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se 104,3 milionë euro është kostoja fiskale e kursyer nga qytetarët dhe bizneset nga zbatimi i tatimit të reduktuar në 5% për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme

Këto të dhëna i përkasin periudhës mars–qershor të këtij viti në kuadër të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Rivlerësimi u ka mundësuar individëve dhe bizneseve të përfitojnë nga tarifat e reduktuara të parashikuara në ligj, duke ulur ndjeshëm koston fiskale që do të paguanin në rast të transferimit të pronës.

Nga procesi i rivlerësimit mund të përfitojnë si ata individë që kërkojnë të shesin një pasuri të paluajtshme, por edhe ata që pronat i kanë regjistruar me vlerë më të ulët se tregu.

Sipas administratës tatimore, afati për kryerjen e rivlerësimit përfundon më 31 dhjetor 2026.

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›