Vaditja e tokave në Devoll, zgjidhet problemi i vaditjes në fshatin Bitinckë e Tren

Fermerët e fshatrave Bitinckë e Tren nuk kishin mundësi të vadisnin tokat bujqësore, për shkak të mungesës së një rrjeti për të furnizuar kanalet vaditës. Pas ngritjes së shqetësimit, bashkia e Devollit mori masat për zgjidhjen e kësaj problematike.
Puna ka nisur me shtrirjen e një rrjeti tubacionesh që do të bëjnë më pas kalimin e ujit drejt tokave.
Administratori Njësisë Qendër, bashkia Devoll, Riku Hysi thotë se për të lehtësuar punën e fermerëve, po kryhen e një sërë punimesh përgjatë tokave bujqësore.
“Drejtoria e Bujqësisë do të jetë gjithmonë afër fermerëve në këtë kohë që është dhe sezoni i vaditjes. Do t’u përgjigjemi çdo kërkesave. Janë hapur kanale, dhe pastrimi i ujërave të zeza që shumë shpejt do të bëjmë një ndërhyrje për zgjatimin e linjës”, tha Hysi.
Fermerët në këtë zonë mbjellin kryesisht fasule, patate, grurë, misër, jonxhë dhe pemëtari me mollë e kumbulla.
/rtsh.al/