E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia sulmon një treg në Ukrainë, disa viktima

Një sulm me dron rus ka goditur një treg në qytetin Nikopol, në jug të Ukrainës, duke lënë pesë persona të vdekur dhe 21 të plagosur, mes tyre edhe një vajzë 14-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Nikopoli ndodhet përballë lumit Dnipro, pranë zonave të pushtuara nga Rusia që prej shkurtit 2022. Ky sulm vjen vetëm dy ditë pas një vale tjetër sulmesh me dronë dhe raketa, ku u vranë të paktën 15 civilë në disa rajone të vendit.

Forcat ajrore ukrainase raportuan se Rusia ka lëshuar gati 300 dronë gjatë natës, ndërsa viktima u shënuan edhe në Kharkiv dhe në rajonin verior të Sumy. Nga ana tjetër, Moska njoftoi se kishte rrëzuar 85 dronë ukrainas.

Kievi raportoi gjithashtu dy sulme ndaj fabrikave që, sipas autoriteteve, përdoren nga kompleksi ushtarak industrial rus.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka ofruar një armëpushim për festat e Pashkëve, por deri më tani Moska nuk ka reaguar ndaj propozimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›