E Diel, 1 Nëntor 2026

Parku i Viroit, destinacioni i fundjavës. Interes i shtuar i turistëve të huaj për natyrën e Gjirokastrës

Parku i Viroit në qytetin e Gjirokastrës është kthyer këtë fundjavë në një destinacion të preferuar për pushim dhe relaks. I rrethuar nga natyra dhe ajri i pastër, parku ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve që kërkojnë qetësi larg zhurmës së përditshme.

Jo vetëm banorët vendas, por edhe turistë të huaj kanë zgjedhur të kalojnë kohë në këtë zonë piktoreske. Ata kanë shprehur interes për bukuritë natyrore dhe atmosferën e veçantë që ofron Parku i Viroit, duke e bërë atë një pikë të rëndësishme ndalese gjatë qëndrimit të tyre në Gjirokastër.

“Ky është një vend jashtëzakonisht i qetë dhe i bukur ndaj zgjodhëm ta vizitojmë. Është perfekt për t’u larguar nga zhurma e qytetit dhe për të kaluar disa orë relaksi në mes të natyrës.”

“Ky është një nga vendet më të bukura që kemi vizituar. Kombinimi i natyrës   dhe qetësisë e bën vërtet të veçantë ka edhe vend për të luajtur ndaj më pëlqen shumë.”

“Na la shumë përshtypje natyra dhe ajri i pastër që ofron ky park. Është një hapësirë e mirëorganizuar dhe shumë e përshtatshme për shëtitje dhe pushim.”

“Atmosfera këtu është shumë relaksuese. Mund të shijosh natyrën, të bësh foto dhe të kalosh kohë cilësore me familjen , jemi këtu më tepër për fëmijët tanë.”

“Është një destinacion që ia vlen patjetër të vizitohet. Do t’ua rekomandonim të gjithë turistëve që vijnë në Gjirokastër të ndalojnë këtu. Ne zgjodhëm që këtë fundjavë ta shijojmë në natyrë”, thanë disa turistë të huaj.

Vizitorët, përveç relaksit, po shfrytëzojnë mundësinë për të eksploruar edhe zonat përreth, duke njohur më nga afër kulturën dhe natyrën e jugut të Shqipërisë.

“Zgjodhëm të vizitojmë Gjirokastrën për historinë dhe arkitekturën e saj unike. Qyteti ka një atmosferë shumë të veçantë dhe zonat përreth ofrojnë natyrë të paprekur dhe pamje mbresëlënëse.”

“Na tërhoqi shumë fakti që Gjirokastra është një qytet me trashëgimi të pasur kulturore. Përveç qytetit, edhe fshatrat dhe natyra përreth janë shumë të bukura dhe ia vlejnë të eksplorohen.”

“Kemi dëgjuar shumë për Gjirokastrën dhe vendosëm ta vizitojmë për të parë nga afër kulturën dhe traditat. Zonat përreth janë të qeta dhe perfekte për të kaluar kohë në natyrë.”

“E zgjodhëm Gjirokastrën si destinacion sepse kombinon historinë me natyrën. Është një vend ideal për të njohur Shqipërinë autentike dhe për të eksploruar zona të bukura jashtë qytetit”, u shprehën ata.

Interesi në rritje për Parkun e Viroit dhe qytetin e Gjirokastrës tregon se zona po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të rëndësishëm turistik.

Gazetare: B. Pëllumbi   

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›