E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Departamenti Amerikan i Drejtësisë: Asnjë “listë klientësh” e Jeffrey Epstein

UASHINGTON, 7 korrik /ATSH/- Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe FBI-ja kanë arritur në përfundimin se abuzuesi seksual, Jeffrey Epstein nuk kishte – një të ashtuquajtur “listë klientësh” – që mund të implikonte bashkëpunëtorë të profilit të lartë – dhe se ai i mori jetën vetes – duke kundërshtuar teoritë e konspiracionit në lidhje me çështjen famëkeqe, sipas BBC.

Gjatë fushatës elektorale vitin e kaluar, presidenti Donald Trump premtoi se do të publikonte dosjet që lidheshin me Epstein.

Por që kur u rikthye në detyrë në janar, disa nga mbështetësit e tij janë shfaqur të frustruar për të vazhduar me trajtimin e çështjes duke dështuar për të dhënë informacione të reja.

Çështja u rishfaq këtë vit mes një grindjeje publike midis Trump dhe ish-këshilltarit të tij, Elon Musk.

Epstein vdiq në një qeli burgu në Nju Jork në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuzat e trafikimit seksual.

Vdekja e tij ndodhi më shumë se një dekadë pas dënimit të tij për abuzim seksual ndaj të miturve.

Sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë (DoJ) dhe FBI-së, hetuesit nuk gjetën asnjë “listë inkriminuese të klientëve” dhe asnjë provë të besueshme që Epstein kishte shantazhuar individë të njohur.

Hetuesit publikuan gjithashtu të dhëna që mbështesin përfundimin e mjekut ligjor se Epstein vdiq nga vetëvrasja ndërsa mbahej në “Qendrën Metropolitan Correctional” në Nju Jork.

Disa teori konspiracioni kanë sugjeruar që Epstein u vetëvra për ta ndaluar atë nga implikimi i zyrtarëve qeveritarë, personazheve të famshëm dhe manjatëve të tjerë të biznesit që ishin të përfshirë në krimet e tij. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›