E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Leavitt: Vetëm Trump e di se çfarë do të bëjë në Iran

UASHINGTON, 7 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump është i vetmi që e di se çfarë do të bëjë në Iran, tha sot zëdhënësja e tij Karoline Leavitt, vetëm disa orë para skadimit të një ultimatumi të vendosur nga presidenti amerikan.

“Regjimi iranian ka afat deri në orën 20:00… për të shfrytëzuar rastin dhe për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara. Vetëm presidenti e di se… çfarë do të bëjë”, tha ajo.

Komenti i saj u dha në përgjigje të dy pyetjeve të veçanta të paraqitura në Shtëpinë e Bardhë, të cilat AFP i kërkoi, së pari, për të sqaruar nëse Donald Trump kishte ndërmend të përdorte armë bërthamore në Iran, dhe së dyti, për t’iu përgjigjur raporteve të shtypit se Teherani kishte ndërprerë të gjitha linjat e komunikimit me Shtetet e Bashkuara./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›