E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Netanyahu: Trump po krijon kushtet për të arritur një marrëveshje të mirë me Iranin

UASHINGTON, 12 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump po krijon kushtet që mund të mundësojnë arritjen e një marrëveshjeje të mirë me Iranin, deklaroi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në Uashington duke shtuar megjithatë një dozë skepticizmi.

”Kushtet që ai po krijon, së bashku me faktin që iranianët e kuptojnë padyshim se gabuan herën e fundit duke mos arritur një marrëveshje, mund të mundësojnë krijimin e kushteve për një marrëveshje të mirë”,  tha Netanyahu para se të largohej nga kryeqyteti amerikan, Uashington, ku u takua me Trumpin.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për çështjen bërthamore, por edhe për raketat balistike dhe grupet pro Iranit, si Hezbollahu libanez, Hamasi palestinez dhe Houthit e Jemenit./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›