E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdoğan–Merz diskutojnë sulmet në Iran

TIRANË, 2 mars /ATSH – AA/ Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar sulmet e fundit ndaj Iranit dhe përplasjet që pasuan.

Gjatë telefonatës, Erdoğan ka theksuar se konfliktet në rajonin e Lindjes së Mesme po rrezikojnë sigurinë regionale dhe globale dhe ka nënvizuar rëndësinë e zgjerimit të përpjekjeve diplomatike për paqe dhe kthimin e palëve në tryezën e dialogut.

Ky zhvillim vjen ndërsa tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm pas sulmeve ushtarake ndaj Iranit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, dhe përgjigjes së ashpër të Teheranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›