E Martë, 3 Nëntor 2026

ITALI – Meloni: Bota humbi një njeri të madh me vdekjen e papa Françeskut

ROMË, 21 prill /ATSH-DPA/ – Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se bota ka humbur një njeri të madh me vdekjen e papa Françeskut, por se trashëgimia e tij do të jetojë.

”Papa Françesku është rikthyer në shtëpinë e Atit. Ky lajm na trishton thellësisht, sepse po humbasim një burrë të madh dhe një bari të madh”, shkruan Meloni në X.

“Kam pasur privilegjin të shijoj miqësinë e tij, këshillat dhe mësimet e tij, të cilat nuk më dështuan kurrë, edhe në kohë sprovash dhe vuajtjesh”, shtoi ajo.

Meloni tha se bota duhet të ndjekë “rrugën e paqes” të Françeskut dhe të ndjekë “një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë”.

“Mësimi i tij dhe trashëgimia e tij nuk do të humbasin. Ne i japim lamtumirën Atit të Shenjtë me zemra të mbushura me trishtim, por ne e dimë se ai tani është në paqen e Zotit”, tha ajo./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›