SHBA – Trump: Asnjë marrëveshje me Putinin pa përfshirë Ukrainën

UASHINGTON, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përsëritur se nuk do të bëjë asnjë marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin pa përfshirë Ukrainën.
Ndërsa planifikon të diskutojë çështjet territoriale gjatë samitit në Alaska të premten, Trump theksoi se nuk do të merren vendime.
“Duhet ta lejoj Ukrainën të marrë atë vendim dhe mendoj se ata do të marrin një vendim të duhur, por unë nuk jam këtu për të negociuar për Ukrainën”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One.
Trump gjithashtu theksoi bashkëpunimin e tij me fuqitë evropiane për çështjen e Ukrainës.
“Ka një nivel të mirë respekti nga të dyja palët”, tha Trump, duke vënë në dukje se Putini do të shoqërohej nga shumë liderë biznesi rusë dhe dukej i etur për bashkëpunim me SHBA-në.
Megjithatë, ai paralajmëroi se nëse Putini nuk ndjek paqen në Ukrainë, Moska mund të përballet me sanksione “ekonomikisht të rënda”./ /os/