E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Edhe Kuba do të bjerë, ata kërkojnë një marrëveshje

UASHINGTON, 5 mars /ATSH-ANSA/ – Edhe Kuba do të ‘’bjerë’, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump e tha këtë në një intervistë me Politico pasi diskutoi luftën në Iran.

“Ne kemi ndërprerë të gjithë naftën, të gjitha paratë, gjithçka që vinte nga Venezuela, e cila ishte burimi i vetëm. Dhe ata duan të bëjnë një marrëveshje”, shtoi presidenti amerikan.

Kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara po luanin një rol në rënien e qeverisë kubane, Trump u përgjigj se ‘’pas 50 vjetësh kjo ka qenë qershia mbi tort뒒.

‘’Venezuela po ecën shumë mirë. Delcy Rodríguez po bën një punë fantastike. Marrëdhënia me ta është e shkëlqyer”, shtoi ai.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›