E Diel, 1 Nëntor 2026

TEL AVIV – Katz: Shpresoj që kjo luftë të përfundojë me heqjen e këtij regjimi nga populli iranian

TEL AVIV, 5 mars /ATSH-ANSA/ – Objektivat e luftës janë, para së gjithash, të eliminojnë aftësinë e regjimit për të kryer programet e tij bërthamore dhe balistike, dhe të krijojnë kushtet që populli iranian të përmbysë regjimin, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz.

“Operacioni do të zgjasë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, u përgjigj ai kur u pyet nëse mund të zgjaste muaj.

“Shpresoj që të përfundojë me heqjen e këtij regjimi nga populli iranian”, shtoi ai.

“Në Liban, ne po punojmë për të siguruar që Hezbollahu të mos rifitojë aftësitë e tij para 7 tetorit. Nëse qeveria libaneze i çarmatos ata, në rregull. Përndryshe, ne do të kujdesemi edhe për këtë”, shtoi  Katz.   /os/.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›