E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Vance: Nuk jemi në luftë me Iranin, jemi në luftë me programin bërthamor të Iranit

UASHINGTON, 22 qershor /ATSH-DPA/- Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance shpreson për një rikthim në diplomaci pas sulmeve të SHBA-së ndaj centraleve bërthamore në Iran, gjatë natës.

“Nuk jemi në luftë me Iranin, jemi në luftë me programin bërthamor të Iranit”, tha Vance për transmetuesin amerikan NBC – disa orë pas sulmeve të SHBA-së në tre centralet bërthamore të Iranit, “Fordow”, “Isfahan” dhe “Natanz”.

“Nuk duam luftë me Iranin. Në fakt duam paqe”, tha ai, mes shqetësimeve në rritje se ndërhyrja e SHBA-së në luftën e Izraelit me Iranin – mund të shkaktonte një konflikt më të gjerë rajonal.

“Nëse Teherani vendos të braktisë programin e tij bërthamor një herë e përgjithmonë dhe nuk hakmerret duke goditur bazat amerikane në rajon, Irani mund të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-në”, tha Vance. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›