E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë për takimin me Trump

UASHINGTON, 17 tetor /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tij me presidentin amerikan, Donald Trump, sipas CNN.

Pritet që Zelensky t’i kërkojë Trump furnizimin me armë shtesë me rreze të gjatë veprimi, – të afta për të goditur objektiva brenda territorit rus.

Një ditë më parë, Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin ku të dy udhëheqësit diskutuan luftën në Ukrainë.

Telefonata u realizua me kërkesë të Rusisë dhe të dy udhëheqësit folën për më shumë se dy orë.

Pas samitit midis Trump dhe Putin në Alaskë, SHBA-ja është përpjekur të rrisë presionin ndaj Putinit, duke përfshirë një ndryshim në ofrimin e shërbimeve të inteligjencës, që administrata Trump shpreson se do të ndryshojë qëndrimin e udhëheqësit rus për vazhdimin e luftës. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›