ISLAMABAD – Pakistani dhe Afganistani zgjatin armëpushimin pavarësisht rritjes së dhunës

ISLAMABAD, 17 tetor /ATSH-DPA/ – Pakistani dheAfganistani, që sundohet nga talebanët , zgjatën sot armëpushimin e tyre të brishtë, ndërsa diplomatët vazhduan negociatat në Katar për të arritur një paqe të përhershme, pas përplasjeve më të rënda kufitare në dekada mes dy fqinjëve.
Islamabadi dhe Kabuli njoftuan një armëpushim 48-orësh të mërkurën pas ditësh përplasje të dhunshme përgjatë kufirit të përbashkët, ku dhjetëra ushtarë dhe civilë u vranë në të dyja anët.
Përleshjet nisën fundjavëm e kaluar, kur Pakistani kryesoi sulme ajrore në Afganistan, përfshirë një në Kabul, për të goditur kreun e një milicie islamike që dyshohej se ishte pas sulmeve kundër kufirit.
Islamabadi akuzoi Kabulin për strehimin e “talebanëve pakistani, një grup i ndryshëm nga homologët e tyre afganë që luftonin për sundim islamik në Pakistan.
Afganistani e mohoi akuzën.
Trupat tokësore nga të dyja palët përdorën artileri dhe armë të rënda për katër ditë përpara se të arrihej armëpushimi me ndërmjetësimin e Katarit.
“Vendosëm që të ulen armët deri sa diplomatët të gjejnë një zgjidhje të përhershme”, konfirmoi një burim i shërbimeve të zbulim pakistaneze.
Në Kabul, zëdhënësi i Talebanëve, Zabihullah Mujahid, konfirmoi zgjatjen e armëpushimit.
Sot, militantët goditën me makinë një post të ushtrisë pakistaneze pranë kufirit para se të tentonin të sulmonin kompleksin. Një ushtar humbi jetën, ndërsa të pesë sulmuesit u vranë në shkëmbim zjarri.
Ish-aleatët, Pakistani dhe Afganistani, janë kthyer kundër njëri-tjetrit që kur milicia mori kontrollin e Kabulit në 2021, dhe që atëherë dhuna ka rritur ndjeshëm në Pakistan. /Ad.Ab./