E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-Shqipëri, trajnim për misionet e evakuimit mjekësor me helikopterët “Black Hawk”

TIRANË, 14 shtator /ATSH/ Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë zhvilluan një aktivitet të përbashkët trajnimi në Bazën Ajrore të Farkës dhe në Komandën e Forcës Tokësore, me fokus përgatitjen për misionet e evakuimit mjekësor.

Sipas Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, gjatë aktivitetit u kryen përgatitjet dhe pajisja e kabinave të helikopterëve “UH-60 Black Hawk” për misione MedEvac, ndërsa u testuan edhe pajisjet e monitorimit të pacientëve për ofrimin e kujdesit mjekësor në bord.

Në aktivitet mori pjesë gjeneralmajorja Lisa Hou, drejtoreshë e Zyrës së Shërbimeve Mjekësore në Byronë e Gardës Kombëtare të SHBA-së, e cila ndoqi nga afër trajnimin dhe vlerësoi profesionalizmin dhe aftësitë e personelit të Forcës Ajrore Shqiptare.

“Ky bashkëpunim i vazhdueshëm forcon më tej partneritetin ndërmjet forcave amerikane dhe shqiptare, në mbështetje të operacioneve reale të kërkim-shpëtimit”, thekson Ambasada e SHBA-së.

1 nga 4

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›