SPANJË – Temperatura ekstreme, regjistrohet një viktimë

MADRID, 4 gusht /ATSH-DP/ – Një person 85-vjeçar vdiq në Spanjë pasi vendi u përfshi nga vala e dytë e të nxehtit ekstrem për këtë vit, njoftuan sot autoritetet, ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten ndjeshëm.
Burri vdiq në Badajoz, në rajonin perëndimor të Ekstremadurës, ku temperaturat shkuan në 42 gradë Celsius, niveli më i lartë i matur sot në të gjithë vendi, sipas shërbimit meteorologjik AEMET.
Temperatura të ngjashme janë regjistruar edhe në Kordoba, qytet në rajonin jugor të Andaluzisë, bëri të ditur autoriteti meteorologjik
AEMET ka lëshuar paralajmërime për të nxehtin pasi temperaturat kanë kaluar 40 gradë në pjesë të jugut, qendrës dhe perëndimit të vendit.
Niveli i dytë më i lartë i alarmit është shpallur për rajonet: Andaluzia, Madrid, Kastilia–La Mancha, Ekstremadura dhe Galicia. /Ad.Ab./