E Hënë, 2 Nëntor 2026

SPORT – Igor Tudor shkarkohet nga Juventusi

ROMË, 27 tetor /ATSH  – DPA/ – Juventusi ka shkarkuar trajnerin Igor Tudor pas një nisjeje të dobët të sezonit, bëri të ditur sot  klubi Italian..

Tudor, 47-vjeça, mori drejtimin e skuadrës në mars dhe e çoi ekipin drejt vendit të katërt në Serie A, ndërsa gjatë verës u shpërblye me një kontratë të re deri në qershor 2027.

Megjithatë, fillimi zhgënjyes i këtij sezoni e ka gjetur Juven në vendin e tetë të renditjes dhe pa asnjë fitore në tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet,  ndërsa në katër sfidat e fundit nuk ka shënuar asnjë gol.

Ndeshja e fundit e Tudorit ishte dje kur Juventusi humbi 1-0 ndaj Lazios.

Largimi i tij u zyrtarizua sot, me klubin që konfirmoi se Massimo Brambilla, trajner i Juventus Next Gen në Serie C, do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë për ndeshjen e mesjavës kundër Udinezes.

Në deklaratën e klubit thuaj se  “Juventus njofton se sot ka shkarkuar  Igor Tudor nga detyra e trajnerit të ekipit, së bashku me stafin e tij të përbërë nga Ivan Javorcic, Tomislav Rogic dhe Riccardo Ragnacci.

“Klubi falënderon Igor Tudorin dhe gjithë stafin e tij për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë këtyre muajve dhe u uron suksese në karrierën e tyre në të ardhmen”.  /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›