STAMBOLL – Autoritetet turke arrestojnë mbi 40 zyrtarë mes hetimeve për korrupsion

STAMBOLL, 15 gusht /ATSH/- Autoritetet turke arrestuan sot kryetarin e bashkisë së rrethit Beyoglut, në Stamboll – së bashku me rreth 40 zyrtarë të tjerë, duke intensifikuar një goditje të gjerë ndaj opozitës së vendit, sipas AP.
Inan Guney, kryetari i bashkisë së Beyoglut të Stambollit, u mor në paraburgim si pjesë e një hetimi për korrupsion të dyshuar.
Truproja e Guney, këshilltari i tij dhe ndihmës të tjerë ishin midis të arrestuarve.
Beyoglu – një bashki dhe rreth i Stambollit drejtohet nga Partia Republikane Popullore e opozitës kryesore, CHP.
Bashkitë e kontrolluara nga CHP janë përballur me një valë arrestimesh këtë vit, duke nisur me kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, në mars.
Figura popullore e opozitës, Imamoglu është kandidati i CHP për zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në vitin 2028.
Burgosja e Imamoglu çoi në protestat më të mëdha në Turqi ndër dekada. //a.i/