E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandër Simoni, Fatri Islamaj dhe Brunilda Kadi zgjidhen anëtarë të KLGJ-së

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Gjyqtari Sandër Simoni do të jetë anëtar i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili do jetë nga radhët e Gjykatës së Lartë

Pas përfundimit të procesit të votimit, i cili u zhvillua sot, gjyqtari Sandër Simoni fitoi pozicionin pas hedhjes së shortit, për shkak të barazimit të votave me kandidaten Arbena Ahmeti.

Në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve të Republikës, pas numërimit të votave, të dy kandidatët morën nga 179 vota.

Në kushtet e barazimit, rregullorja parashikon përcaktimin e fituesit përmes shortit. Pas hedhjes së shortit me gogla, fitues rezultoi gjyqtari Sandër Simoni, duke siguruar kështu përfaqësimin e Gjykatës së Lartë në zgjedhjet për KLGJ.

Nga rradhët e Gjykatës së Apelit fitues u shpall gjyqtari Fatri Islamaj  me190 vota kundrejt kandidates Igerta Hysi, që mori 171 vota.

Nga gjyjata e shkallës së parë u zgjodh Brunilda Kade.

Për Gjykatat e Shkallës së Parë, në garën për një vend në KLGJ ishin tre kandidatë: Manjola Xhaxho, Brunilda Kadi dhe Matilda Llangozi.

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve u zhvillua për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa në proces morën pjesë 353 gjyqtarë.

Gjatë mbledhjes, kryetari i Gjykatës së Lartë iu përgjigj pozitivisht edhe ftesës së kryeministrit për dialog lidhur me çështjen e pagave të gjyqtarëve.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›