Sekuestrohen produkte pa faturë në Sarandë, në pranga administratorja e marketit

TIRANË, 29 gusht /ATSH/ Një administratore marketi në Sarandë është arrestuar nga policia për kontrabandë mallrash me akcizë dhe fshehje të ardhurash.
Policia njoftoi sot arrestimin e “S. K., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, administratore e subjektit tregtar, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave””.
Në përfundim, policia bëri të ditur se “u bë sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë dhe mallrash për të cilat paguhet akcizë, të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacion përkatës blerjeje, dhe konkretisht: 402 copë produkte kozmetike; 195 paketime kafe dhe produkte të tjera të dyshuara kontrabandë”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/m.q/j.p/