E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Debati për buxhetin të nisë që në fazën e draftimit, të komunikohet me përfituesit

TIRANË, 16 janar /ATSh/ Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar ku u diskutua në lidhje me sfidat parlamentare për Shqipërinë 2030.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, Eduard Shalsi tha se diskutimi i buxhetit duhet të nisë që në momentin që fillon të draftohet buxheti.

Shalsi tha se është e rëndësishme që pas miratimit të ligjeve të kontaktojmë me përfituesit që impaktohen nga ligji.

“Do të ndalem në tre ligje në të cilat besoj se kemi nxjerrë leksione, i pari është ligji për barazinë gjinore. Në finale arritëm të miratojmë një ligj që e bën shoqërinë më të drejtë më të barabartë dhe më dinjitoze, por që na mësoi që të vendosim një linjë komunikimi adekuale me njëri-tjetrin.

“I dyti ishte ligji i kujdesit alternativ në familje dhe leksioni i madh është se ka përfitues, ky ligj ndërkohë që ne nuk e dinim se cilit ishin përfituesit dhe është e rëndësishme që të dinim përfitimet nga miratimi i këtyre ligjeve dhe impaktin direkt që kanë.

“Është shumë mirë që ministrat ta kenë parasysh, që nëse ne me këto ligje afektojmë njerëz, cilët janë këto njerëz që ne të kontaktojmë mbas miratimit të ligjit me përfituesit që nuk ishin të paktë. I treti është buxheti”, tha Shalsi.

Shalsi shtoi se “kjo na dëshmon një të vërtetë shumë të rëndësishme për ministrat, të cilët fillojnë tani draftimin të projektbuxheteve të tyre dhe natyrisht të gjithë mjekët e Komisionit e njohin me detaje sistemin shëndetësor, ndaj duhet të bëhen pjesë e diskutimit të buxhetit që në momentin që fillon dhe draftohet buxheti”.

Sipas Shalsit, “është e rëndësishme çfarë themi dhe bëjmë, por akoma më e rëndësishme është si e themi. Periudha parapërgatitore, por edhe ajo pas miratimit të ligjit për ta çuar tek ato të cilët ka një impakt të drejtpërdrejtë është shumë e rëndësishme”.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›