E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shehaj: Sot është dita kur zëri juaj do dëgjohet

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj së bashku me bashkëshorten e tij votuan paraditen e sotme.

Në një deklaratë për mediat pas votimit, Shehaj i bëri thirrje qytetarëve se sot kanë mundësi të votojnë për të ardhmen, që zëri i tyre të dëgjohet.

“Sot është një ditë e rëndësishme sepse sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen. Sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për ë dëgjuar më qytetarët, kështu që prandaj është e rëndësishme që të votojmë të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen”, u shpreh Agron Shehaj.

Partia Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj futet për herë të parë në zgjedhjet e sotme dhe mban numrin 10 në fletën e votimit.

/m.q/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›