E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama ndan foton e veçantë: Të votosh duke nusëruar

TIRANË, 11 maj/ATSH/ Një moment i veçantë u shënua sot në Elbasan, në ditën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Një vajzë e veshur nuse ka vendosur të ushtrojë të drejtën e saj të votës gjatë ditës së dasmës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale këtë moment të veçantë në këtë ditë zgjedhjesh.

“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar. Jetë të lumtur dhe për hajër për krejt Shqipërinë, ky gjest kaq emocionues qytetar”, shkruan Rama.

/k.s/ /a.g/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›