E Diel, 1 Nëntor 2026

Denis, lamtumira para Australisë

Nuk mbarojnë telashet për shefin e skuadrës MekLaren, Ron Denis. Të mërkurën në mëngjes, policia italiane dhe ajo angleze ka bastisur shtëpinë e tij, së bashku me disa shtëpi të drejtuesve të tjerë të skuadrës, duke kërkuar prova të reja rreth skandalit të "spy story" që mbërtheu Formula 1 gjatë edicionit të kaluar. Por këto bastisje të vazhdueshme kanë shqetësuar investitorët e skuadrës, të cilët kanë kërkuar largimin e Ron Denis, duke e cilësuar tashmë një figurë të njollosur. Sipas gazetave britanike, kjo mund ta shtyjë Ron Denis t‘i japë lamtumirën skuadrës para garës së parë të sezonit të ri në Australi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›