E Diel, 1 Nëntor 2026

LeBron, më i riu me 10 mijë pikë

Ylli i skuadrës së Kliveland Kavaliers, LeBron Xhejms, ka shënuar emrin e tij në librin e rekordeve të NBA, duke u bërë lojtari me moshën më të re që arrin kuotën e 10 mijë pikëve. Me 26 pikët e shënuara ndaj Boston Sëlltiks, 23-vjeçari Xhejms ka treguar se dëshiron të thyejë çdo rekord të vendosur nga emra si Çambërlein, Abdul Xhabar, Bërd, Xhordan apo Brajant. Megjithatë, arritja e këtij objektivi nuk e ka ndihmuar "Të përzgjedhurin" në sfidën kundër Boston, që ka triumfuar me rezultatin 92-87. "Këtë rekord ia dedikoj vetes, shokëve të skuadrës dhe familjes. Dukej sikur topi nuk donte të hynte më në kosh", deklaroi Xhejms.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›