E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shirat në Tiranë, ekipet e Bashkisë në terren për menaxhimin e situatës

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Kryeqyteti dhe disa zona të tjera të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë ditës së sotme.

Përballë kësaj situate, Bashkia e Tiranës njofton se strukturat e emergjencës të Bashkisë, së bashku me grupet e tjera në terren, po punojnë me intensitet për të shmangur problematikat që mund të shkaktohen nga sasia e lartë e ujit.

Megjithë intensitetin e reshjeve, rrjeti i kanalizimeve ka bërë të mundur largimin e ujërave, duke siguruar që qarkullimi i mjeteve dhe lëvizja e qytetarëve të mos pësojnë pengesa.

Punonjësit e Bashkisë janë të pranishëm pranë kryqëzimeve dhe akseve kryesore të Tiranës, duke ndërhyrë për të mbajtur situatën nën kontroll.

Ekipet e Bashkisë Tiranë gjatë punës për menaxhimin e situatës nga reshjet e shiut 1 nga 4

/e.i/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›