E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reshjet e shiut, ekipet e UKT në terren për monitorimin e situatës

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Ekipet të drejtorisë së Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Tiranës janë në terren gjatë gjithë kohë, duke monitoruar situatën e krijuar nga rreshjet dhe duke ndërhyrë aty ku vërhet e nevojshme.

Në një komunikaët për mediet, UKT thekson se ekipet janë të angazhuara maksimalisht për të mbarëvajtur situatën e krijuar nga reshjet.

“Për shkak të reshjeve të shiut, ekipet tona do të jenë në terren gjatë gjithë kohës për të monitoruar rrjetin KUZ dhe për të ndërhyrë aty ku do të jetë e nevojshme. Me profesionalizëm dhe përkushtim, po kujdesemi që kolektorët të funksionojnë siç duhet dhe çdo problematikë të zgjidhet në kohë”, njofton UKT.

Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës u bën thirrje qytetarëve që për çdo problematikë apo pyetje, të raportohet në numrin e gjelbërt pa pagesë 0800 44 88.

Shqipëria është përfshirë nga stuhi shiu në mesditën e të shtunës, duke krijuar problematika në disa qytete të vendit. Strukturat e Emergjencave, Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera të linjës janë në gatishmëri maksimale.

1 nga 6

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›