E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla “Bedri Llagami” në Vaqarr, nxënësit argëtohet në programi e shkollës verore

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Mbi 7500 nxënës nga 45 shkolla në Tiranë dhe dy shkolla në Kamzë morën pjesë në programin e Shkollës Verore 2026.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ndau sot momente nga angazhimi i nxënësve të shkollës Një “Bedri Llagami” në Vaqarr, që luajnë, mësojnë dhe argëtohen gjatë Shkollës Verore.

“Falë përkushtimit të mësuesve, punonjësve të shërbimit psiko-social, koordinatorëve, oficerëve të sigurisë, të rinjve vullnetarë nga gjimnazet tona, si edhe institucioneve kulturore, nxënësit e 47 shkollave u angazhuan në aktivitete edukative, artistike, sportive dhe kulturore, zhvilluan kreativitetin, krijuan miqësi të reja dhe ndërtuan kujtime që do t’i shoqërojnë gjatë”, tha Kumbaro.

Programi i Shkollës Verore realizohet në bashkëpunim me World Vision Albania, ofron një kalendar të pasur aktivitetesh, ku fëmijët përfshihen në klube të ndryshme si arti, sporti, muzika, mjedisi, teknologjia dhe të tjera fusha krijuese.

Për zbatimin e programit është angazhuar një staf i gjerë dhe multidisiplinar, duke përfshirë mësues, punonjës të shërbimit psiko-social, oficerë sigurie, të rinj vullnetarë nga gjimnazet, ekspertë të fushave artistike, si dhe përfaqësues të institucioneve të kulturës, artit dhe sportit.

“Shkolla Verore” vjen si vijim i programit “Pas Shkolle” për t’i shndërruar shkollat në hapësira të dashura ku bëhet sport, aktivitete komunitare, art dhe zeje, shah, kodim, për pushime të bukura, por edhe aktive.

Ky është viti i dytë që zbatohet Shkolla Verore, si pjesë e një plani më të gjerë të ministrisë së Arsimit për të nxitur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e fëmijëve

/e.i/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›