E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim pranë Ambasadës së SHBA-së në Oslo, policia nis hetimet

Një shpërthim ka ndodhur pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Oslo në orët e para të mëngjesit, njoftoi policia norvegjeze.

Policia tha se është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën dhe deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar. Megjithatë, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

“Nuk kemi aktualisht informacion të saktë se çfarë ka ndodhur ose kush mund të jetë i përfshirë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Sipas raportimeve të mediave lokale, ndërtesa e ambasadës ka pësuar vetëm dëme të vogla. Deri tani, stafi amerikan i misionit diplomatik nuk ka bërë komente publike për incidentin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›