E Diel, 1 Nëntor 2026

Urimi i Ramës për gratë shqiptare në 8 Mars: Të rritet roli dhe zëri i tyre në shoqëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar të gjitha gratë shqiptare me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehu mirënjohjen për kontributin e grave në familje dhe në shoqëri, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

“Mirëmëngjesi dhe në këtë 8 Mars, për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›