Ergotelis nderpret kontraten me Altin Haxhin
Skuadra e PAE Ergotelisit ka shkeputur marredheniet e saja me futbollistin e Kombetares, Altin Haxhi. Sipas sajtit albaniasocer.com, klubi grek ka bere te ditur nderprerjen e marredhenieve. Nuk dihen akoma arsyet e ketij vendimi te marre nga pala greke. Ne kete vendim mendohet qe te kete te bente dhe gjendja e tij e plogesht fizike, pasi ka disa jave qe futbollisti nuk ndodhet ne forme, ku ka pasur dhe disa dhimbje nga demtimet e marra. Ne sajtin e tij zyrtar, klubi grek ka nxjerre nje deklarate, ne te cilen thuhej: “Klubi i PAE Ergotelis ka arritur te marre vendimin e duhur per te nderprere marredheniet me futbollistin shqiptar Altin Haxhi”. Ne te nuk kishte te shkruar asnje arsye, qe i kishte detyruar te merrnin kete vendim, por vetem nje falenderim ndaj futbollistit. “Ne si klub e falenderojme futbollistin shqiptar per ate qe i dha klubit tone dhe i urojme atij suksese ne te ardhmen”. Altin Haxhi iu bashkua skuadres ishullore te Kretes ne veren e vitit 2006 dhe ky ishte viti i dyte qe aktivizohej me verdhezinjte, pas rikthimit te tij ne Greqi nga Qipro, ai zhvilloi nje edicion jo te kenaqshem. Nderkohe, ne Greqi me pare, mesfushori 32-vjecar ka luajtur per Panahaiqi, Iraklis dhe Apollon Kalamaria. Vendin e gjirokastritit ne skuader do ta zere 15-vjecari, Nikos Karelis. Me kontraten e firmosur, ai eshte lojtari me i ri i Superliges greke qe behet profesionist dhe konsiderohet nje lojtar mjaft i talentuar.
A.Hoxha