Lorik Cana shenon golin e pare te sezonit
Skuadra e Lorik Canes, Olimpiku i Marsejes, ne ndeshjen e radhes kunder Monakos, ka mundur te fitoje ne shifrat 2-0. Kane qene dy gola dhe te dy te realizuar me koke, i pari nga Zhylien Rodriguez dhe i dyti, pikerisht nga kapiteni i Marsejes dhe mesfushori i Kombetares kuqezi, Lorik Cana. Dominimi i skuadres se kosovarit eshte dalluar ne pjesen e dyte te lojes. Perpara kesaj ndeshjeje, ekipi i tij i druhej kesaj perballjeje, pasi nje rezultat negativ do te thellonte akoma me shume gjendjen e tyre ne kampionat. Goli i pare per Marsejen ka ardhur nga nje goditje kendi, ku topi, pasi eshte perplasur me murin, ka shkuar ne drejtim te Rodrigez, i cili ka gjuajtur me koke duke e percjelle per ne rrjete. Ndersa goli i dyte ka qene nga goditja e kendit, e cila eshte ekzekutuar nga Zenden dhe qe me pas ka qene Cana, ai qe e ka goditur me koke dhe ka dyfishuar rezultatin. Pas kesaj fitoreje duket se tensionet ne kete skuader do te ulen. Tashme pas kesaj ndeshje, ata do te kene nje perballje tjeter, por kesaj radhe ne Ligen e Kampioneve. Kete here, ata do te kene perballe skuadren angleze, Liverpulin dhe kalimi ne 16-shen me te mire do te varet nga rezultati i kesaj ndeshjeje. Momentalisht, Marseja mban vendin e dyte me 7 pike, aq sa Liverpuli, qe mban vendin e trete.
A.Hoxha